Largohet edhe familja e fundit afgane nga Maqedonia e Veriut

news
Advertisement

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, njoftoi se sot familja e fundit tetë anëtarëshe afgane, Ahmadzai e angazhuar më parë nga NATO-ja, u largua nga Maqedonia e Veriut, me çka me sukses e përfunduam misionin për sigurimin e strehimit të përkohshëm për afganët, të cilët në vendin tonë janë marrë nga baza “Bechtel” në Kosovë.

Advertisement

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Osmani ka thënë se atyre i’u ofrua ndihmë dhe mbështetje e vazhdueshme, si rezultat i bashkëpunimit efikas dhe të gjerë ndërinstitucional, si dhe me një angazhim të madh nga Kryqi i Kuq.

“Duke ofruar strehim të përkohshëm për gjithsej 68 afganë, edhe një herë u dëshmuam si partner kredibil i NATO-s dhe kontribuuam në lirimin e forcave të Aleancës të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe të njëjtit të operojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve drejt shteteve anëtare në atë anë, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës”, shkroi Osmani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.