LDK vendos: Ja kujt i takon ta zgjedh Presidentin

News

rupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar zhvillimet politike në vend, ku theks i veçantë ka qenë mbi ‘’rrjedhjen institucionale’’ pas aktgjykimit të Kushtetueses.

Në njoftimin e LDK’së thuhet se gjatë takimit, është vlerësuar se ky aktgjykim ‘’ka sjell qartësi të nevojshme juridik’’’ dhe se, i njëjti ‘’ka rikthyer procesin në kornizën kushtetuese’’, përcjell Gazeta Express.

Grupi parlamentar i LDK-së ka mbajtur mbledhje, ku është diskutuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit.
• LDK vlerëson se aktgjykimi ka sjellë qartësi institucionale për situatën aktuale.
• Sipas tyre, tani përgjegjësia kryesore i takon shumicës parlamentare, konkretisht VV-së, për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
• Theksohet se procesi duhet të zgjidhet përmes marrëveshjes politike, jo imponimit.
• LDK shprehet e gatshme të kontribuojë, por nuk do të bëhet “alibi e dështimeve”.
• Nëse nuk ka marrëveshje brenda afatit (rreth 34 ditë), paralajmërohen zgjedhje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *