VIDEO Lëndohet Glauk Konjufca, kjo është gjendja shëndetësore e tij

news
Advertisement

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca për një kohë nuk do ta drejtoj Kuvendin e Kosovës. Kështu ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila.

Advertisement

Ajo ka njoftuar se Konjufca dje në mbrëmje ka pasur një lëndim fizik, e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

“Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, tha Kusari- Lila.

Në vend të tij, mbledhjen e sotme e ka drejtuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.