Lëvizja BESA Çair reagon për problemin me qenët endacak

news
Advertisement

Lëvizja BESA, dega Çair ka reaguar për problemin me qenët endacak në Komunën e Çairit. Këshilltari i kësaj partie Astrit Iljazi, para Komunës së Çairit ka ngritur shqetësimin për këtë problem, duke i përkujtuar kryetarit të kësaj komune Visar Ganiu, premtimet e tij, se ky problem po zgjidhet.

Advertisement

Të nderuar qytetarë të Çairit,

Jemi sot para Komunës së Çairit për të përkujtuar dështimet e shumta të kryetarit të komunës Visar Ganiu.

Ju kujtohet të gjithve se kryetari i komunës së Çairit në disa raste doli dhe duke u mburur tha se po zgjidhet problemi me qentë endacak, ndërsa tash nga realiteti e shohim se premtimet e tij për zgjidhje të problemeve janë fantome dhe janë përdorur vetëm për fushatë zgjedhore.

“Nga faktet që po ju dëshmojmë sot me këto fotografi mund të shihni se në shumë lokacione në Komunën e Çairit ka grupe të mëdha të qenve endacak të cilët rrezikojnë jetën e qytetarëve e në veçanti krijojnë trauma te femijët të cilët për çdo ditë kur shkojnë në shkollë ballafaqohen me këtë fenomen të turpshëm.

Vetëm sa për rikujtim, para disa ditëve qentë endacak sulmuan një vajzë të vogël e cila prfundoi në spital me lëndime të rënda.

Pyesim publikisht kryetarin e komunës se edhe sa qytetarë duhet të sulmohen që ai të ndërmer hapa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi?” ka pyetur Iljazi.

Ai në vazhdim ka thënë se me me këto fotografi që i vendosin para e komunës, duan që kryetari Visar Ganiu t’i sheh çdo ditë dhe ndoshta i kujtohet se duhet të zgjidh këtë problem shum të madh me të cilin po ballafaqohemi çdo ditë si qytetarë të Komunës së Çairit.
https://fb.watch/fKJ1JSckJb/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.