“Lëvizje-shok në skenën politike: Njeriu i afërt i Kurtit kalon në PDK – ja prapaskenat!”

News

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha,
është anëtarësuar në PDK.

Ai ka bërë me dije se nga vitit 2014 kjo parti ka humbur një varg
zgjedhjes. Berisha ka vlerësuar se dikush duhet të marrë përgjegjësi për
këto humbje Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se PDK-ja nuk
duhet t`i përsërit gabimet.

Miq të dashur, më lejoni t’ju njoftoj se, si anëtar i ri i PDK-së, në
zgjedhjet që po vijnë – nuk e përkah asnjërin nga kandidatët e
sa Ne duhet ta kuptojmë se kemi humbur në seri që nga viti 2014.
Njerëz brenda PDK-së mbajnë përgjegjësinë për këto dështime
serike, por edhe për dështimin për t’i ofruar qytetarit atë që i
patëm premtuar para se t’i fitonim zgjedhjet në vitin 2007. Ata
duhet të kuptojnë se janë humbësit dhe fajtorët. Thjeshtë,
qytetari nuk i don. Përsëritja e të njëjtave gabime – aderime
“spektakolare” të njerëzve të padobishëm, që nuk sjellin asnjë
votë të re – nuk sjell ndryshim”, ka shkruar Berisha.

“Kalkuluesit e humbjes së radhës – me shpresën se Albin Kurti
do të tregohet i mëshirshëm dhe do t’i pranojë në koalicion –
qëndrojnë në PDK vetëm për përfitime personale. Për asnjë
qëllim tjetër. Të tillët nuk meritojnë të përkrahen. Prandaj, nuk
do ta kenë përkrahjen time. Nuk kam ardhur në PDK për ta
përsëritur gabimin e viteve 2007–2009, kur shpresoja se X apo Y
do të ishin bartës të përgjegjshëm të pushtetit. Votën dhe
mbështetjen time nuk e merr askush që nuk është dëshmuar si i
dobishëm për këtë shoqëri”, ka shkruar Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *