Liberalizimi i vizave pritet të kthehet në agjendën e BE-së gjatë javëve në vijim

news
Advertisement

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të kthehet në agjendën e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në javët në vijim.

Advertisement

Kështu thuhet në një përgjigje të Presidencës Çeke për Klankosova.tv.

“Ende nuk kemi një datë të saktë se kur tema e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rikthehet në agjendën e ambasadorëve, por shpresojmë në javët në vijim”, është thënë nga kjo presidencë për Klankosova.tv.

Presidenca Çeke kishte njoftuar vendet anëtare të BE-së se e kishte hequr nga rendi i ditës së takimit të njohur si ai i “Coreperit” (ambasadorëve), temën e liberalizimit të vizave Kosovën, që pritej të kalonte si formalitet pa diskutim.

Si arsye u raportua të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë që u lidhën me çështjen e targave./Klankosova.tv/.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *