“Luftë” me djegie makinash, përfundon në polici “gangsterja” Deizi Arapi

news
Advertisement

Burime pranë policisë bëjnë me dije se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit, për t’u marrë deklarimet lidhur me djegien e mjetit të Marsel Buçit.

Advertisement

Sipas informacioneve, mes të shoqëruarve është edhe Deizi Arapi, ndërsa shtetasit e tjerë janë persona që mund të kenë dijeni, apo persona që kanë pasur konflikte më parë me Buçin.

Janë hapur të gjitha dosjet që lidhen me Marselin, në mënyrë që të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes. Vetë Buçi ka deklaruar në polici se dyshimet e tij janë tek Deizi Arapi, pasi ajo ka përmendur emrin e tij kur iu dogj makina e saj.

Zbardhja e ngjarjes vështirësohet pasi në atë zonë nuk ka kamera sigurie.

Djegia e makinës së Marsel Buqos në Bilisht rreth orës 02:30 lidhet me çështje hakmarrjeje. Nga Policia thone se Buqo rezulton të jetë shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë. Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme.

Sakaq mësohet se Marsel Buqo është punonjës në një karburant në Bilisht.

Kujtojmë se makina e Deizi Arapit është djegur më 25 shtator. Kjo ka qenë hera e dytë që 27-vjeçares I djegin makinën.

Deizi Arapi u arrestua rreth dy muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.