Maqedoni, kufizimi i marzheve tregtare do të vazhdojë deri në fund të vitit

news
Advertisement

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot se vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzheve të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me pakicë dhe shumicë do të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Advertisement

“Tashmë kemi marrë vendim si Qeveri që të lirohet importi i qumështit të papërpunuar nga Turqia dhe vendet e tjera që kanë kapacitet më të madh për të importuar qumësht të papërpunuar që përpunohet në vendin tonë dhe më pas shitet si produkt final.

Ato masa që kanë afat deri në fund të shtatorit do të shtyhen deri në fund të vitit nga Ministria e Ekonomisë në pjesën e përcaktimit të marzheve tregtare.

Tashmë në Sektorin e Tregtisë po bëhet një analizë se çfarë ndikimi patën masat dhe nëse ato duhet të rishikohen. Ne do të flasim më tej gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme me Odën Ekonomike për kërkesat e tyre shtesë dhe mundësitë që kemi dhe mund t’i përmbushim aktualisht. Sa i përket kufizimeve të marzhit, mund të them se do të vazhdojnë deri në fund të vitit”, tha Bekteshi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.