Maqedonia rrezikon reduktime të rrymës gjatë sezonit të dimrit

news
Advertisement

Vendi mund të ketë reduktime të furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, nëse autoritetet nuk sigurojnë 1/3 e nevojave të konsumit ditor nga importi me shtetet fqinje. Nga “MEPSO” thonë se në bazë të potencialit prodhues të elektranave sigurohet 65-70% e energjisë nga burimet vendore ndërsa 30-35% e energjisë importohet. Drejtori i MEPSO-s Orhan Murtezani, tha se restrikcione nuk do të ketë vetëm nëse sigurohet energjia nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia.

Advertisement

“Ky trend i njëjtë është në disa vitet e fundit dhe nëse kemi parasysh planin e paraqitur të ELEM për prodhimin e energjisë gjatë dimrit që vjen por edhe tentativat e qeverisë për të siguruar energji elektrike nga shtetet fqinje, nëse gjitha këto hapa përmbyllen me sukses, atëherë besoj që ky dimër do të duhet të kaloj pa devijime ose probleme të theksueshme”, tha Orhan Murtezani, Drejtor i SH.A. “MEPSO”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.