Mashtronte duke shitur produkte të falsifikuara, Policia arreston një shtetas të Rumanisë

news
Advertisement

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një shtetas të Rumanisë, përcjell TV21. i Njëjti dyshohet se ka mashtruar një të moshuar nga Kriva Pallanka për një shumë prej 700 eurove.

Advertisement

“Me datë 15.09.2022, në ora 13:30 në fshatin Rankovcë, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë së Rankovcës e kanë privuar nga liria G.I. (23) nga Rumania. Ai dyshohet se po atë ditë ka mashtruar një 74-vjeçar nga Kriva Pallanka për shumën prej 700 euro. Siç raportohet, ai është prezantuar si përfaqësues i një kompanie të markave të produkteve shtëpiake dhe kanë rënë dakord për shumën për t’i shitur disa produkte. Pasi G.I. është larguar, i dëmtuari ka vërejtur se produktet nuk janë të kompanisë, gjegjësisht nuk janë origjinale, pas çka ka denoncuar ngjarjen në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.