Ukrainasit po martohen në një numër rekord, ndërsa pushtimi rus zvarritet dhe shumë nga ta ndihen më të vendosur se kurrë për të festuar për dashurinë dhe jetën.

news
Advertisement

1.Ukrainasit po martohen në një numër rekord, mes pushtimit rus dhe shumë nga ta ndihen më të vendosur se kurrë për të festuar për dashurinë dhe jetën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Advertisement

Ushtari ukrainas, Vitaliy, 25 vjeç, duke puthur gruan e tij disa momente pasi dyshja shkëmbyen betimet në Kiev më 23 korrik.

Që nga pushtimi rus më 24 shkurt, Ukraina ka parë një nxitim të paprecedent drejt altarit: 9.120 martesa janë regjistruar në pesë muajt e fundit në Kiev, krahasuar me 1.110 të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2021.

2.

Luftëtarët e Gardës Kombëtare u martuan në një vend të pazbuluar më 8 mars, pak pasi filloi pushtimi rus.

Një tjetër dhëndër i ri në Kiev, i quajtur Vitaliy (nuk është në këtë foto), i tha kohët e fundit AFP-së se vendimi për t’u martuar tani është “hapi më i guximshëm dhe më i vështirë që mund të bëni” për shkak të pasigurisë së luftës. “Unë mund të largohem për në front në çdo kohë”, shtoi ai.

3.
Mykhaylo dhe Anastasia Dewberry duke pozuar përpara një ndërtese të dëmtuar pasi u martuan në Buça, afër Kievit, më 26 maj.

Zyrat e kurorëzimeve në Buça dhe në qytetin e afërt të Irpinit u rihapën në maj pasi trupat ruse braktisën përparimin e tyre në Kiev.

4.

Ushtarët e porsamartuar duke u përqafuar pasi kanë shkëmbyer betimet në rajonin Brovari, afër Kievit, gjatë rrethimit rus të kryeqytetit ukrainas.

Dyshja, që kërkuan të mos u përmendeshin emrat, u takuan për herë të parë në Ukrainën lindore në vitin 2015 derisa luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Ata filluan një marrëdhënie pasi u ribashkuan rastësisht në mes të pushtimit rus të vitit 2022.

5.
Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov duke pozuar për fotot e dasmës së tyre në një oborr të dëmtuar në Harkiv më 3 prill. Infermierja dhe mjeku së bashku ofruan kujdes mjekësor falas dhe mblodhën para për ilaçet e nevojshme për njerëzit në qytetin e tyre.

6.
Ushtari i Gardës Kombëtare, Ihor, dhe nusja e tij, Kira, duke dalë nga një bodrum ku u martuan në Harkiv më 23 qershor. Ceremonitë e martesës në qytetin lindor tani mbahen shpesh nën tokë, si masë mbrojtëse ndaj bombardimeve të mundshme.

7.

Yevhen Levchenko dhe Nadia Prytula duke pritur të martohen në Irpin më 21 qershor. Menjëherë pas ceremonisë, të sapomartuarit u detyruan të ndahen. Nadia u largua nga Ukraina për të studiuar jashtë vendit, ndërsa Yevhenit iu kërkua të qëndronte në bazë të vendimit që burrave deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga Ukraina.

8.

Ushtari ukrainas “Karp” dhe gruaja e tij, Anna, një vullnetare, udhëhiqen nga një prift gjatë ceremonisë së tyre martesore në rajonin e Harkivit më 24 korrik.

Rritja masive e dasmave në Ukrainë ka precedent historik. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1.8 milion dasma në 12 muaj – një rritje prej 83 për qind krahasuar me një dekadë më parë.

9.

Lesia Ivashchenko dhe Valeriy Fylymonov, të dy anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, duke dëgjuar një prift gjatë dasmës së tyre në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.

10.

Dariya Steniukova, 31 vjece, pozon për fotot e dasmës në banesën e saj të bombarduar në Vinitsja më 16 korrik. Një raketë goditi qytetin 200 kilometra në jugperëndim të Kievit, një ditë përpara se të bëhej dasma e Steniukovas. “Shtëpia ime u rrënua, por jo jeta jonë”, tha ajo për AFP.

“Ishte një mesazh sfidues për të gjithë botën — duke theksuar se sa të fortë janë ukrainasit. Ne jemi gati të martohemi me gjithë raketat që fluturojnë mbi kokat tona”, tha ajo./evropaelirë.org/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *