MF Maqedoni: U miratuan ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale për heqjen e tatimimit progresiv dhe tatimit të interesit mbi kursimet

news
Advertisement

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale, me ç’rast nga data 1 janar i vitit 2023 vazhdohet me zbatimin e tatimit të sheshtë prej 10%, resprektivisht hiqet tatimimi progresiv dhe tatimi i interesit mbi kursimet deri në hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Advertisement

Kjo, sipas MF-së, është pjesë e Konceptit të reformës tatimore, i cili është përgatitur nga Ministria e Financave dhe që duhet të kontribuojë në drejtësi më të madhe dhe shpërndarje më të drejtë të barrës tatimore, me qëllim të rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme.

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara në Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale, të cilat u miratuan sot nga Kuvendi, janë pjesë e përcaktimit tonë për krijimin e sistemit tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern, në drejtim të arritjes së rritjes ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ministri shtoi se ndryshimet në këtë zgjidhje ligjore u arritën përmes dialogut dhe procesit inkluziv me të gjithë pjesëmarrësit e tanguar, që u zbatua nga Ministria e Financave dhe se e gjithë reforma bazohet në Strategjinë e reformës së sistemit tatimor dhe ka përkrahjen e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare.

“Me ligjin ekzistues ishte planifikuar të zbatohej tatimimi progresiv që nga data 1 janar i vitit 2023, i cili paraprakisht ishte shtyrë për një periudhë trevjeçare. Prandaj e hapëm këtë temë dhe në bazë të analizave, së bashku me të gjithë pjesëmarrësit shoqërorë përmes diskutimeve të organizuara arritëm në këtë zgjidhje, respektivisht heqjen e modelit ekzistues. “Në periudhën e ardhshme do të përpilohet një model i ri që do ta arrijë qëllimin e synuar”, theksoi ministri.

Me ndryshimet e pranuara zgjerohet baza tatimore, përmes targetimit të lirimeve dhe lehtësimeve tatimore në sistemin ekzistues të tatimit mbi të ardhurat personale, duke siguruar drejtësi më të madhe në sistemin tatimor dhe shpërndarje më të drejtë të barrës tatimore në bazë të tatimit mbi të ardhurat personale midis të ardhurave nga puna dhe të ardhurave nga kapitali, si dhe kryhet edhe riprecizimi i dispozitave ekzistuese.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.