Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

news
Advertisement

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të mbështes heqjen e “20%” që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, por që sipas tij me kusht që të bisedohet edhe për heqjen e Badenterit dhe Balancuesit, përcjell TV21. Mickoski këtë e quajti “marrëveshje të re për Maqedoninë”

Advertisement

“Nëse mendoni për normën prej 20%, e kam thënë shumë herë në të kaluarën, jam gati të ulem dhe të bisedoj me këdo, por kjo është ajo marrëveshje e re për Maqedoninë në të cilën duhet të flasim dhe për normën “Badenter” dhe për normën e “Balancuesit” dhe të kemi një sistem të drejtë në Maqedoni ku njerëzit nuk do të përparojnë sepse janë pjesë e një numri ose një kote ose ndonjë përqindjeje, por sepse vlejnë, sepse janë konkurrues, kanë njohuri etj”, theksoi Mickoski.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.