Plagoset një person në Sllatinë

news
Advertisement

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Sllatinë.

Advertisement

Policia ka nisur hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

“Sot rreth orës 04:30 kemi marrë informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresje, për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë policia është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në rast.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.