Mihrije Braha refuzoi ftesën për të qenë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”

news
Advertisement

Të premten mbrëma (7 tetor) nisi “Dancing With the Stars” me një kast prej 14 personazhesh të ndryshme.

Advertisement

Në spektaklin, e moderuar nga Bora Zemani, pati shumë befasi edhe sa i përket pjesëmarrjes.

Megjithatë, duket se një ofertë për t’u bërë pjesë e këtij shou e pati edhe këngëtarja e njohur Mihrije Braha.

Kjo e fundit duket se i tha jo “DWTS” për shkak të angazhimit të madh që kërkon, duke qenë se është e fokusuar në projekte të reja dhe në emisionin që e ka prej vitesh me partnerin e saj, Naim Abazin.

Nata e parë e “Dancing With the Stars” solli plot emocion e harmoni në secilën shtëpi, duke qenë se një spektakël i tillë kishte munguar prej kohësh.

Krahas Borës, në pjesën e ‘Goldroom’ për të marrë emocionet e parë të konkurrentëve dhe për të mësuar pikët ka qenë Eno Popi.

Në jurinë e “DWTS” bëjnë pjesë: Kledi Kadiu, Valbona Selimllari, Dalina Buzi dhe Armand Peza.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.