Dy muaj pas ndarjes, Pete Davidson fshin tatuazhin dedikuar Kim Kardashianit

news
Advertisement

Pete Davidson duket se po fshin një nga tatuazhet dedikuar Kim Kardashianit vetëm dy muaj pas ndarjes së tyre.

Advertisement

Dhe ndërsa komediani thuhet se është në proces të fshirjes së tatuazhit, DailyMail.com ka mësuar se fasha në shfaqje ishte pjesë e një skene që ai po filmonte për emisionin e tij të ri “Bupkis”.

Në mars, themeluesja e “SKIMS” ndau një foto të tatuazhit të partnerit të saj atë kohë ku shkruhej: “Vajza ime është avokate”, një dedikim për studimet ligjore të yllit televiziv, të cilin ai tani ka vendosur ta heq.

Çifti së pari tronditi fansat kur u panë së bashku vjeshtën e kaluar duke u kapur për dore në një xhiro në fermën “Knott’s Berry” në Buena Park të Kalifornisë.

Fillimisht, të dy mohuan zërat se ishin në një lidhje romantike, por më vonë dolën publikisht duke pranuar romancën.

Davidson ishte romanca e parë e Kardashian pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt 2021.

Kim madje e solli atë si takimin e saj në Met Gala në maj, duke ndarë foto nga nata e tyre në Instagramin e saj më pas.

Në fotot e reja të komedianit në setin e projektit të tij të ri, pjesa e sipërme e një fashoje u pa pranë qafës së Pete, duke treguar se ai mund të jetë në procesin e heqjes së dedikimit.

Shtresa mbrojtëse është pikërisht aty ku ishte gdhendur mbishkrimi me pesë fjalë në dedikimin e tij për Kim. Procesi i heqjes së tatuazhit përfundon me trajtimin me laser dhe kërkon raunde të shumta seancash.
Ndërsa ishte në shfaqjen e Ellen DeGeneres në fillim të këtij viti, Kim zbuloi: “Ai ka disa tatuazhe, disa të lezetshme që i bëri”, duke shtuar: “E preferuara ime thotë: “Vajza ime është avokate”.

Megjithatë, Pete nuk u ndal me kaq. Diçka që nuk mund të fshihet aq lehtë është tatuazhi me emrin e Kim në gjoks.

Tatuazhi me emrin e Kim i Pete u vu re në një ‘selfie’ nga dhoma e gjumit që ai i dërgoi Kanye, e cila më vonë u zbulua në internet.

Pete ka një histori të realizimit të tatuazheve ndërsa është i dashuruar – ai më parë kishte bërë të tillë edhe për ish të fejuarën Ariana Grande dhe ish të dashurën, Cazzie David.

Ndërkohë, në gusht u raportua se Kim i kishte dhënë fund lidhjes së saj me Davidson.

Një burim atë kohë tha se ndarja ishte si pasojë ‘e distancave të gjata dhe prioriteteve të ndryshme’.

Javën e kaluar, Kim tha se ajo nuk është ende e gatshme të takohet përsëri me dikë.

“Unë nuk jam duke kërkuar për asgjë. Mendoj se me të vërtetë duhet të jem vetëm, të fokusohem dhe të mbaroj shkollën”, tha Kim e cila po studion për drejtësisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.