Milot Rashica paguhet shumë më tepër se Icardi në Galatasaray

news
Advertisement

Mauro Icardi është zyrtarisht një futbollist i Galatasarayit. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh por vetëm dje lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për një edicion me gjigandët e futbollit turk.

Advertisement

Klubit turk ka bërë të ditur detajet e kontratës së huazimit dhe rezulton që në fakt për shërbimet e Icardit paguan një shifër qesharake, vetëm 750 mijë euro.
Kaq do të përfitojë argjentinasi nga arkat e klubit turk, pasi pjesën tjetër të rrogës së tij vjetore në këtë sezon ku është në huazim, që rezulton të jetë 6 milionë euro, do ta paguajë PSG.

Ndërkohë, Galatasaray ka shpenzuar dyfishin e shumës që caktoi për argjentinasin për firmën e Milot Rashicës.

Ylli i përfaqësues së Kosovës do të paguhet 1,5 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, të cilit iu bashkua në formë huazimi nga Norwich.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.