Momente tmerri mbi Atlantik, pasagjerët e avionit të plagosur nga turbulencat

news
Advertisement

Turbulenca në një fluturim mbi Atlantik solli panik dhe lëndime tek pasagjerët, të cilët papritur u gjendën në ajër duke goditur tavanin e kabinës.

Advertisement

Fluturimi i Aerolíneas Argentinas u ngrit në orën 20:21 më 18 tetor nga Madridi në Buenos Aires, Argjentinë.

Por Airbus A330 me 271 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit u godit nga turbulenca të rënda, sipas Daily Mail.

Turbulenca filloi rreth shtatë orë pas fluturimit 12-orësh në brigjet e Brazilit.

Kompania tha se në momentin e trazirave, tabelat e rripave të sigurimit ishin vendosur dhe një njoftim ishte bërë.

Por disa pasagjerë që kërkonin rripat e sigurimit apo ata që nuk i mbanin në atë moment u gjendën në ajër dhe disa prej tyre u përplasën në tavan për shkak të turbulencave.

Karrocat dhe çantat u hodhën në kabinë ndërsa u hapën ndarjet e bagazheve të dorës.

Të paktën 12 persona u plagosën dhe tre prej tyre u dërguan më pas në spital me lëndime të rënda. Një burrë theu hundën, sipas Bild të Gjermanisë.

Fluturimi më në fund u ul në Buenos Aires, katër orë e gjysmë pasi filloi turbulenca.

Duke folur për gazetën El Pais, pasagjeri Adrian Torres tha: “Ne kishim fluturuar për rreth shtatë orë dhe pothuajse të gjithë flinim, sepse në atë kohë ishte pothuajse tre në Spanjë. Avioni filloi të dridhej shumë dhe unë u thashë kolegëve të mi, shtrëngohuni.”

“Ndërsa po kërkoja rripin tim, avioni hasi në turbulenca të forta,” shtoi ai, dhe përfundova me një mavijosje të vogël.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.