Advertisement
Sot në orët e hershme të mëngjezit ka ndërruar jetë Basri Sadiku, djali i Azem Sadikut, kryetarit të Komunës së Studeniçanit, shkruan monitor.mk. Ai për një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në dy ditët e fundit i është përkeqësuar gjendja. Basriu e ka humbur betejën e gjatë me këtë sëmundje në Spitalin Klinik Nëna Terezë në Shkup.
Advertisement
Basri Sadiku edhe përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore për më shumë vite, ka qen mjaft aktiv, ai ka menaxhuar disa web-faqe informative. Monitor.mk shpreh ngushëllime familjes Sadiku dhe miqve të të ndjerit. “Basriu do të ngelet miku dhe bashkëpunëtori i paharrueshëm i monitor.mk”
Advertisement