Trup i pajetë i gjetur në Negotinë, dyshime se bëhet fjalë për një grua të zhdukur – Prokuroria nis hetimet
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka kryer gjatë natës një inspektim në fshatin Negotinë, ku është gjetur trupi i një personi të paidentifikuar, i varrosur në një gropë. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se mund të bëhet fjalë për një grua që më herët ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione se ajo mund të jetë privuar në mënyrë të paligjshme nga liria./ burimi lajmit- tv-shenja.
Nga Prokuroria njoftojnë se prokurori ka urdhëruar autopsinë, identifikimin e trupit, si dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendngjarja, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.
Gjatë natës janë ndërmarrë disa veprime hetimore, pas të cilave ndaj një personi të dyshuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për sigurimin e provave. Një person tjetër është mbajtur në ndalim dhe ndaj tij po kryhen verifikime shtesë.
Me urdhër të prokurorit publik, hetimet vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.