Në Maqedoni arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, vaksinimi fillon gjatë javës së ardhshme

news
Advertisement

Kanë mbërritur në RMV 40 mijë vaksina kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Në MALMED po vijojnë procedurat ligjore për realizimin e vaksinimit, i cili parashikohet të nisë gjatë javës së ardhshme. Ministria e Shëndetësisë informon se bëhet fjalë për një vaksinë nga katër llojet kundër gripit sezonal, nga kompania Abbott nga Holanda.

Advertisement

“Ftojmë qytetarët nga grupet e rrezikuarasi: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, të regjistrohen përmes uebfaqes vakcinacija.mk, më pas ata do të marrin mesazh SMS me datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinohen”.

“Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u dërgoi letër mjekëve të familjes për të takuar qytetarët e interesuar për t’u regjistruar në sistemin e vaksinimit”.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.