Në Prishtinë sot protestohet kundër dhunës ndaj grave

news
Advertisement

Ditë më parë qytetarët u përballën me një rast të rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u dhunua nga pesë persona.

Advertisement

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.

E sot në kryeqytet do të mbahet një protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.

Protesta mbahet në orën 12:00 dhe fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërkaq organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.