Në rrethana misterioze “hidhet” nga dritarja e spitalit miliarderi Rus!

news
Advertisement

Ka vdekur në rrethana misterioze një nga oligarkët e mëdhenj të naftës në Rusi.

Advertisement

Drejtuesi i prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maganov, ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga dritarja e katit të gjashtë në një spital të Moskës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, oligarku rus po trajtohej në katin e gjashtë të një klinike qendrore në rrugën, Marshala Timoshenko, shkruan bbc.

Sakaq nuk dihen ende rrethanat e incidentit.

Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit ekzekutiv për Eksplorimin dhe Prodhimin në Lukoil në 2006.

Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar i naftës dhe gazit në Federatën Ruse.

Ndër nderimet që ai ka marrë ishte edhe Çmimi i Qeverisë së Federatës Ruse për Shkencën dhe Inxhinierinë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.