Nëse ASH hyn në Qeveri, grupi i zjarrit do të formojnë fraksion në BDI!

news
Advertisement

Nëse Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e Qeverisë, atëherë do ta zbatojmë shpalljen për formimin e fraksionit në BDI, u shpreh për “Fokus” një nga liderët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, grup ky i cili arriti formimin e organeve partiake, por që vazhdojnë të “luftojnë” për qëllime të tjera, përfshirë këtu edhe largimin e Artan Grubit nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit.

Advertisement

Nuk ka asnjë logjikë dhe arsye që ASH të hyjë në qeveri, sepse për proceset e mëdha që kanë të bëjnë me integrimet thonë se do të japin mbështetje edhe nga opozita – thotë ai, duke shtuar se arsyeja kryesore për forcimin e mazhorancës është të zbehet pikërisht ndikimi i tyre dhe në këtë mënyrë të “shpëtohen” ministrat aktualë nga radhët e “integruesve”.

Sipas informacioneve në të cilat thirret “Fokus”, kontaktet fillestare në këtë drejtim i ka bërë Krenar Lloga nga Struga, i afërt me Zijadin Selën, i cili ka pasur biseda të caktuara me një pjesë të kryesisë së BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti, i cili dëshiron të zvogëlojë ndikimin e deputetit dhe nënkryetarit të partisë Izet Maxhitit.

Ndryshe, Mexhiti kontrollon së paku një deputet më shumë (Merita Koxhaxhiku), ka marrëdhënie të ngushta me deputetin e pavarur Kastriot Rexhepi, si dhe komunikim të mirë me Skënder Rexhepin dhe disa deputetë të tjerë, gjë që e bën atë dukshëm në një situatë ku Qeveria mbështetet në shumicë prej 64 deputetësh.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.