Nexhmedin Spahiu: Xhaka e Shaqiri s’janë patriotë kosovarë, janë produkt i Zvicrës

news
Advertisement

Nexhmedin Spahiu, analist nga Mitrovica e Jugut, ka bërë një postim në të cilën ka komentuar tashmë shumë të komentuarin Granit Xhaka.

Advertisement

Sipas tij, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë prokdukt i Kosovës, por i Zvicrës, dhe se kosovarët nuk kanë pse të mburren me ta.

Ai ka thënë se suksesit të tij mund t’i gëzohen kosovarët, por jo të mburren, pasi ata përfaqësojnë kombin zvicëran dhe jo atë kosovar.

Madje, ai ka thënë se Shaqiri e Xhaka nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Kujtojmë që një postim i analistes Zana Avdiu, e cila e quajti gjestin e kapjes së penisit nga ana e Xhakës si gjest i një rrugaqi, ka nxitur një debat të madh, i cili u përshkrua nga një gjuhë linçuese ndaj Avdiut. Madje në këtë debat ka ndërhyrë edhe z. Ragip Xhaka, babai i futbollistit shqiptar.

Postimi i plotë:

“Duhet t’i gëzohemi çdo suksesi të njerëzve të etnisë sonë kudo në botë, por jo t’i barazojmë me ata që përfaqësojnë kombin tonë. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë gjak I yni por nuk janë produkt I Kosovës, janë produkt I Zvicrës. Zvicra ka të drejtë të mburrret me ta e jo ne. Ne veç mund t”i gëzohemi suksesit të tyre. Ata nuk përfaqësojnë kombin tonë, por kombin zvicran. Nuk kemi të drejtë te mburremi me ta siç mburremi me trajnerin Driton Kuka , Majlinda Kelmendin, futbollistët Milot Rashica , Vedat Muriqi etj, që përfaqësojnë Kosovën. Askush nuk ka të drejtë t’i fajësojë Shaqirin e Xhakën përse nuk kanë tradhtuar Zvicrën e të luajnë për kombëtaren e Kosovës, por ata nuk mund të konsiderohen patriotë kosovarë. Patriotë zviceranë po.”

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.