Nga plani franko-gjerman te propozimi i Brukselit, çfarë dihet për dialogun Kosovë-Serbi?

news
Advertisement

Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes Kosovës dhe Serbisë më 23 nëntor, kryediplomati evropian, Josep Borell, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Advertisement

Por, çfarë dihet deri më tani lidhur me këtë propozim?

Që nga vera nëpër duart e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë është duke qarkulluar një dokument që u quajt plani franko-gjerman, e që sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ka për qëllim normalizimin e raporteve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky dokument është një propozim i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, por që zyrtarët e BE-së e quajtën ‘propozim evropian’.

Derisa dokumenti nuk ka dalë zyrtarisht në opinion, nga goja e politikanëve në Kosovë, e po ashtu edhe në Serbi kanë dalë detaje të rëndësishme.

Për çfarë janë pajtuar Kosova dhe Serbia?

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel më 23 nëntor mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Me marrëveshjen për targa, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borell, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

Hollësitë shtesë të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Por, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se me marrëveshjen e arritur mbeten në qarkullim tabelat KM (Mitrovicë e Kosovës), të cilat, sipas tij, do të mund t’i përdorin serbët në veri të Kosovës dhe nuk do të gjobiten për diçka të tillë.

Këtë ditë, ky propozim, sipas tij, nuk ishte fare në tryezë pasi lehtësuesit e dialogut, përfaqësuesi i Lartë i për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe i emëruari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, “e hoqën nga diskutimi për t’ia përshtatur qëllimin Serbisë”-diskutimin vetëm për targa.

“Qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Nevoja e madhe për propozimin evropian me mbështetje franko-gjermane u zhduk nga tavolina duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur në Bruksel jo për propozimin e BE-së (i referohet propozimit franko-gjerman) por për targat”, deklaroi Kurti të mërkurën.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, më herët ka thënë se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti më 23 nëntor, para arritjes së marrëveshjes mbi targa, kërkoi që plani i Francës dhe Gjermanisë, i përkrahur nga BE-ja, të vendoset në tryezë “një orë e më parë”.

Edhe pse i përfshirë aktivisht në negociata, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 1 nëntor, tha se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve Kosovë-Serbi në dy faza, shumicën menjëherë – të tjerat më vonë.

“Është një ide që raportet Kosovë-Serbi të zgjidhen në dy faza ku një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani kur një pjesë shumë e vogël që ata thonë është 1 për qind por që ne besojmë se është më shumë se 1 për qind do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, deklaroi Bislimi.

mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë.

Ndërkombëtarët e përfshirë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Borrell dhe Lajçak, përveç se konfirmuan ekzistencën e planit, thanë se ai ishte propozim i tyre dhe se ishte mbështetur nga Gjermania dhe Franca në veçanti.

“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, kishte deklaruar më parë Josep Borrell.

Ku janë Kosova dhe Serbi në procesin e dialogut?

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk është duke shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi kohë pas kohe janë duke u shfaqur kriza si kjo e fundit për çështjen e targave ilegale në pjesën veriore.

Tensionet e vazhdueshme në komunat Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut e kanë penguar dialogun.

Aktualisht, ka ngecje edhe për shkak se Kosova nuk ka ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe – kërkesë kjo e vazhdueshme e Serbisë.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./ Radio Evropa e Lirë

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.