Prof. dr. Kushtrim Ahmeti Rektor i ri në Universitetin e Tetovës

news
Advertisement

Më 24 nëntor 2022 u mbajt mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës.

Advertisement

Në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, Prof. Dr. Vullnet Ameti u zgjodh Kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.

Po ashtu, në mbledhjen e lartpërmendur u procedua edhe zgjedhja e Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit si ushtrues i detyrës Rektor i Universitetit të Tetovës.

Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik- njoftojnë nga Universiteti i Tetovës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.