Një i vdekur dhe 4 të lënduar në një vet-aksident

news
Advertisement

Një vet-aksident i rëndë që përfundoi me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në kilometrin e 56 të autostradës “Ibrahim Rugova” më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.

Advertisement

Nga ky aksident një person ka mbetur i vdekur ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi

I njëjti tha se policia dhe njësitet e tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, tha Krasniqi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.