Njihuni me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ja sa veta e kanë vizituar

news
Advertisement

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (SNH) është një projekt i konstruktimit shumëkombësh, i cili është struktura më e madhe që njerëzimi e ka çuar në hapësirë. Konstruktimi i tij u përfundua nga viti 1998 deri në vitin 2011, ndonëse stacioni evoluon gjatë tërë kohës për të përfshirë misione dhe eksperimente të reja. Përndryshe SHN ka qenë vazhdimisht i banuar që nga2 nëntori i vitit 2000.

Advertisement

SHN program i bashkëpunimit

SHN nuk është pronësi e asnjë kombi pasi që ai është një program i bashkëpunimit në mes të SHBA, Evropës, Rusisë, Kanadasë dhe Japonisë. Ai i kushton NASA që ta mbajë në operacion rreth 3 miliardë dollarë amerikan në vit, që është një e treta e tërë buxhetit për fluturimet njerëzore në gjithësi, sipas inspektorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.

258 vizitorë nga 20 vende

Deri në muajin maj të vitit 2022 SHN e kanë vizituar 258 individë nga 20 vende të ndryshme. Shumica e tyre janë nga SHBA (158) dhe Rusia (54). Koha për astronautët dhe studimet në këtë stacion iu ndahet agjencive hapësinore në përputhje me sasinë e fondeve që këto të fundit i kontribuojnë për këtë stacion.

Hjustoni dhe Moska asistuesit kryesor

Ekuipazhet në SHN asistohen nga qendrat për kontrollin e misioneve në Hjuston (Houston) dhe Moskë si dhe një qendër për kontrollin e ngarkesave në Huntsvill (Huntsville). Qendrat e tjera të kontrollit të misioneve e mbështesin SHN nga Japonia, Kanadaja dhe Evropa. Elementet e SHN kontrollohen nga qendrat e kontrollit të misionit në Hjuston ose Moskë.

Tërheqja e paralajmëruar e Rusisë si partner

Rusia është një partner i rëndësishëm në SHN, por kjo marrëdhënie është duke ndryshuar. Që kur Rusia e ka nisur invazionin e Ukrainës, i cili është dënuar ndërkombëtarisht shumë partneritete të gjithësisë janë shpërbërë. Gjithsesi të gjithë partnerët vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të rregullt në stacion bën të ditur NASA. Në korrik të vitit 2022, Rusia ka deklaruar se do të tërhiqet nga SHN pas vitit 2024. Qëllimi i saj është që rreth vitit 2028 të ndërtojë një stacion të ri rus në orbitë. Gjithsesi tërheqja nga SHN do të jetë graduale.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.