Zogjtë makau që jetojnë deri në 35 vjet

news
Advertisement

Makau i kaltër dhe i verdhë me shumë të drejtë është quajtur me këtë emër pasi që trupi i tij mahnitës me ngjyrë të kaltër dhe gjoksi i verdhë, e bëjnë atë një zog që vështirë se harrohet. Ky zog e ka edhe një rrip të vogël të puplave të gjelbra sipër sqepit të zi, si dhe fytyrën paksa pa pupla e cila merr ngjyrë rozë kur ai ngazëllehet. Po ashtu, poshtë sqepit të tij dallohet edhe një “mjekër” me pula të zeza.

Advertisement

Ku jetojnë?

Këta janë zogj autokton të Amerikës Jugore dhe Qendrore të cilët janë shumë shoqëror, prandaj ata fluturojnë në tufa të mëdha çdo mëngjes për të kërkuar ushqim si fara të pemëve, arra, lule dhe barishte të tjera tropikale. Atyre iu pëlqen që t’i ndërtojnë çerdhet e tyre në zgavra të drunjve dhe kur ata e zgjedhin partnerin ata qëndrojnë me të përjetë.

Manar për tërë jetën

Në natyrë jetëgjatësia e makaut është deri në 35 vjet, mirëpo nëse ushqehen me dietën e duhur si kafshë shtëpiake ky zog mund të jetojë deri në 70 vjet. Përndryshe, makau i kaltër dhe i verdhë i takon familjes së papagajve dhe është një folës i mrekullueshëm. Stërvitja e tyre për të folur është relativisht e lehtë me kusht që të jetë e vazhdueshme. Ata mund t’i mësojnë deri në 20 fjalë dhe fraza gjë që krahas jetëgjatësisë i bën ideal për kafshë manare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.