Nuk do ta besoni – Kjo ëshë pasuria e Albin Kurtit

News

Rritet qiraja, bien kursimet – publikohet pasuria e Albin Kurtit për vitin e fundit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë publik deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke zbuluar disa ndryshime në gjendjen financiare të tij dhe familjes.

Sipas të dhënave, këtë vit vihet re një rritje e kostos së qirasë së banesës me 100 euro, ndërsa njëkohësisht është shënuar rënie e kursimeve. Aktualisht, Kurti paguan 350 euro qira në muaj, krahasuar me 250 euro sa paguante vitin e kaluar.

Sa i përket pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, nuk ka pasur ndryshime. Në deklarim figuron banesa në pronësi të bashkëshortes së tij, me vlerë rreth 530 mijë euro.

Në pjesën e kursimeve, kryeministri ka deklaruar vetëm 16.41 centë para të gatshme në emër të tij, ndërsa bashkëshortja zotëron 19.500 euro, të ardhura nga paga dhe trashëgimia familjare. Po ashtu, janë deklaruar 2 mijë euro kursime të vajzës dhe 50 euro të tjera të saj, me prejardhje nga familjarët. Një vit më parë, Kurti kishte deklaruar rreth 1.800 euro kursime.

Në rubrikën e detyrimeve financiare, figuron kredia e bashkëshortes me vlerë të mbetur prej 160 mijë eurosh.

Sa i përket të hyrave vjetore, Kurti ka raportuar 21.315 euro nga paga si kryeministër, ndërsa bashkëshortja e tij ka realizuar të ardhura në vlerë prej 51 mijë eurosh.

Ky deklarim pasurie pasqyron një stabilitet në pronë, por edhe ndryshime në nivelin e kursimeve dhe shpenzimeve mujore të familjes së kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *