Nuredini: Kanioni i Matkës mund të bëhet destinacion kryesor eko-turistik

news
Advertisement

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pas një procesi të gjatë konsultativ, në debatin e djeshëm publik prezantoi projektligjin për shpalljen e Kanionit të Matkës, Monument të Natyrës, i cili propozon kategorinë e mbrojtjes, zonimin e zonës së mbrojtur, si dhe mënyrën e menaxhimit.

Advertisement

Debatin e hapi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, i cili theksoi se Kanioni i Matkës është një nga lokalitetet natyrore më specifike dhe unike në vend.

“Pasuria e vlerave natyrore dhe kulturore e konsiderojnë Kanionin e Matkës një nga objektet më përfaqësuese të natyrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Nuredini.

Ai theksoi se pamjet e bukura, pasuria e objekteve speleologjike, veçanërisht shpellat, bota unike e gjallë, pasuria kulturore dhe shpirtërore, si dhe afërsia me qytetin e Shkupit ofrojnë mundësi të panumërta që Kanioni i Matkës të bëhet një nga destinacionet kryesore të eko-turizmit në vend.

“Qëllimi ynë është të mbrojmë pasurinë të cilën na e ka dhuruar natyra, por në një mënyrë që të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet socio-ekonomik për banorët – iu përgjigj Nuredini pyetjes së një banori të fshatit Gllumovë për ndikimin e shpalljes për zonë të mbrojtur mbi jetën e popullsisë vendase dhe aktivitetet e tyre të përditshme.

Projektligji parasheh që Monumenti i Natyrës Kanioni i Matkës të menaxhohet nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me komunën e Sarajit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.