Të enjten varrosen eshtrat e Bedri Rexhepit

news
Advertisement

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka konfirmuar se biznesmeni Bedri Rexhepi është vrarë për shkak të 30 mijë eurove.

Advertisement

E pas kësaj ka reaguar vëllai i tij, Adnan Rexhepi.

“Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllain tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë! Ne këto ditë që i kaluam dhe po i kalojmë, ju falënderojmë përzemërsisht të gjithë juve që në çfarëdo forme ishit bashkë me ne, na qëndruat afër, ofruat ndihmën tuaj që dhimbjen e mërzinë ta ndajmë së bashku. Tani e tutje lutja jonë e vetme është që shpirti i tij të pushoj në parajsë, e drejtësia të vijë në vendin e duhur”, ka shkruar Adnan Rexhepi.

Ai ka njoftuar se varrimi i vëllait të tij do të bëhet të enjten.

Familja Rexhepi po kërkojnë dëmin meritor për të akuzuarit kryesor për vrasjen e tij Jeton e Nexhat Vllasaliut.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetar të Republikës së Kosovës,

Pas identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ne, familja Rexhepi, sot jemi njoftuar nga organet përgjegjëse se mund ta tërheqim trupin e më të dashurit tone Bedri Rexhepi.

Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij veqse kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminele (Jeton dhe Nexhat Vllasaliu) të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit.

Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar.

Prokurori Hamiti konfirmon – ky është motivi i vrasjes së biznesmenit Rexhepi

Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar.

Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu. Duke qenë në dijeni rreth kompleksitetit të rastit, i falenderojme të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë (AKI-në, Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Armend Hamiti) për mundin, punën e madhe që kanë kryer dhe faktin që nuk ndaluan së qëndruari në krye të detyrës, deri në zbardhjen e rastit për fatin e Bedriut tonë.

Njëherit, duam të falenderojmë mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që na qëndruan dhe na përkrahën pa rezervë dhe pa ndërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe shumë të rëndë për familjen tonë. Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime.

Me respekt, Familja Rexhepi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.