Nusja braktis të fejuarin dhe zhduket me paratë që kishin mbledhur për dasmën

news
Advertisement

Një nuse braktisi të fejuarin e saj në aeroport dhe iku me valixhet e tij dhe 5 mijë paund. Çifti, rreth të 40-tave, ishin fejuar disa ditë më parë dhe po shkonin në Romë për t’u martuar. Por kur burri shkoi në tualet, nusja e ardhshme përfitoi nga rasti për të marrë gjithçka me vete.

Advertisement

Burri i tha stafit të aeroportit se ajo i kishte marrë 5 mijë paund që kishte mbledhur për dasmën. Një dëshmitar tha: “Ai ishte copëtuar. Mesa duket, ata ishin takuar vetëm kohët e fundit dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Ai i kishte propozuar një ditë më parë dhe ajo kishte pranuar.
Ata thanë se kishin planifikuar të martoheshin në Romë dhe ishin gati të fluturonin atje. Stafi e kërkonte kudo, por ajo nuk u gjet askund. Nuk ishte as e qartë nëse ajo kishte dalë nga aeroporti apo do të shkonte në një vend tjetër. Në fund u thirr policia”, tha dëshmitari.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.