Nxënëset në Iran heqin hixhabet e sfidojnë regjimin

news
Advertisement

Nxënëset në Iran valëvitën shamitë dhe brohoritën kundër autoriteteve klerikale, në një shfaqje të paprecedentë mbështetjeje për protestat që kanë përfshirë vendin. Demonstratat u mbajtën brenda oborreve të shkollave dhe në rrugët e disa qyteteve.

Advertisement

Lëvizja e vajzave vjen në vazhdimin e trazirave në shkallë kombëtare të nxitura nga vdekja muajin e kaluar të një vajze të re që u arrestua për shkelje të ligjit të hixhabit.

Në Karaj, vajzat thuhet se detyruan një zyrtar arsimor të largohej nga shkolla.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë vajzat duke bërtitur “turp për ty” dhe duke hedhur shishe uji bosh drejt burrit derisa ai largohet.

Në një video tjetër ga Karaj, që ndodhet në perëndim të kryeqytetit Teheran, dëgjohen studentët duke bërtitur: “Nëse nuk bashkohemi, ata do të na vrasin një nga një“.

Në qytetin jugor të Shirazit, dhjetëra nxënëse bllokuan trafikun në një rrugë kryesore ndërsa tundën shamitë e tyre në ajër dhe bërtitën “vdekje diktatorit“, referuar udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore.

Protestat e nxënëseve u raportuan edhe të martën në Karaj, Teheran dhe qytetet veriperëndimore të Saqezit dhe Sanandajt.

Një numër studentesh u fotografuan gjithashtu duke qëndruar në klasat e tyre me kokën zbuluar.

Disa ngrinin gishtat e mesit para portreteve të Ajatollah Khamenei dhe themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Protestat e nxënëseve filluan disa orë pasi Ayatollah Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, theu heshtjen dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, armiqtë e mëdhenj të Iranit, për orkestrimin e “trazirave“.

Ai gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë për forcat e sigurisë, të cilat u janë përgjigjur protestave me goditje të dhunshme.

Trazirat u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Amini, një vajze të re kurde 22-vjeçare, e cila ra në koma pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 Shtator në Teheran.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.