Operacion i bujshëm i SPAK-ut: Sekuestrohen 138 milionë euro, dalin detaje tronditëse!

News

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar 138 milionë euro të depozituara në llogaritë bankare të noteres Amela Muka.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për fonde të paguara nga kompania “Albanian Land Development”, një prej administratorëve të së cilës ka qenë edhe Redi Struga.

Kjo kompani dyshohet se ka pasur rolin e ndërmjetësit në marrëdhëniet me kompanitë e vëllezërve Al-Kajat nga Katari.

Në kuadër të të njëjtit hetim, mësohet se SPAK ka vendosur nën sekuestro edhe pasuri në pronësi të Erion dhe Adrian Ramajt, nipër të Mirit të Gjikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *