Osmani: BDI më shumë se një parti, Ahmeti më shumë se kryetar

news
Advertisement

Bujar Osmani do të jetë në mesin e kryesisë e cila dje morri besimin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Advertisement

Nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale, Osmani që në ekzekutiv mban postin e shefit të diplomacisë ka thënë se BDI-ja është më shumë se një parti dhe se Ali Ahmeti është më shumë se një kryetar.

Sipas Osmanit, BDI-ja dhe vet Ahmeti janë vlera kombëtare.

Statusi i plotë:

Faleminderit kryetarit Ahmeti dhe Këshillit të Përgjithshëm për mbështetjen dhe besimin të jem përsëri pjesë e Kryesisë Qendrore të BDI-së!

BDI është më shumë se parti, Ali Ahmeti është më shumë se Kryetar! Janë në fakt vlerë kombëtare që kanë bërë të ndritshme këto 20 vite të historisë sonë, duke na bërë jo vetëm zot në shtëpinë tonë, por edhe drejtues të kursit të brendshëm dhe të jashtëm të shtetit!

Tri poenta nga fjala e kryetarit Ahmeti;

– të palëkundur në përmbushjen e qëllimeve strategjike tona;

– pas NATO-s tani edhe BE;

– lufta kundër korupsionit dhe krimit tani kërkon hov tjetër me fillimin e bisedimeve dhe anëtarësimin në NATO. Nga retorike kalon në veprim të domosdoshëm;

– komuniteti maqedonas te shqiptarët ka partner dhe mbështetja jonë do e bëj shumë më të fortë drejt legjitimimit ndërkombëtar të atributeve identitare!

E thënë ashtu si i ka hije një Misionari!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.