Osmani komenton përçarjet në BDI, ja çfarë thotë për Ahmetin dhe “Grupin e Zjarrit”

news
Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka komentuar zhvillimet brenda BDI-së, dhe kërkesat e “Grupit të Zjarrit”. Ai ka thënë se në partinë e tyre, fjalën e fundit e ka kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ndërsa sipas tij, Ahmeti foli gjatë ditës së djeshme dhe me këtë ka përfunduar ky debati.
“Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme ku gjithkush e ka të drejtën për të thënë qëndrimin e tij, megjithatë fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti, dhe ai e kishte atë fjalë dje, dhe e tha qëndrimin e tij, kështu që pas kësaj, këtu mbarojnë debatet në BDI dhe gjithkush vazhdon me punët e tyre në suaza të aktiviteteve dhe angazhimeve që i ka. Mendoj se me deklaratën e djeshme të Ahmetit, këtu ka mbaruar ky tregim”, u shpreh Bujar Osmani.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.