Osmani: Shqipëria gjithmonë ka qenë zëri ynë, aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar (VIDEO)

news
Advertisement

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar që Shqipëria gjithmonë i ka dhënë mbështetje Kosovës, aty ku i është dhënë mundësia ta bëjë.

Advertisement

Osmani në një konferencë të përbashkët për media me homologun nga Shqipëria, Bajram Begaj, tha që Kosova pret që Shqipëria të vazhdon të jetë zëri ynë “aty ku nuk jemi të përfaqësuar”.

“Ju uroj për detyrën e rëndësishme që keni marrë dhe ju falënderoj që po e vazhdoni traditën e presidentëve të Shqipërisë, të cilët e nisin mandatin e tyre dhe vizitat e tyre zyrtare me vizitë në Kosovë. Ju nuk po e bëni vetëm një vizitë zyrtare në një shtet, por po i vizitoni njëkohësisht vëllezërit dhe motrat tuaja, të cilët ndihen të nderuar nga kjo vizitë”.

“Dua të uroj sërish Shqipërinë për të arriturat e rëndësishme në rrugën drejt integrimit evropian, pas fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të gjithë ne në Kosovë, i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë dhe poashtu llogarisim në mbështetjen tuaj, përderisa Kosova ecën në po të njëjtin hapa në proceset integruese. Shqipëria  i ka dhënë mbështetje të parezervë Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë që keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar. Gjatë udhëheqjes suaj llogarisim në ju dhe llogarisim që Shqipëria edhe më tej të jetë zëri ynë aty ku i jepet mundësia”, tha Osmani.

Tutje Osmani iu drejtua homologut nga Shqipëria, Begajt që ka besim që nën udhëheqjen e tij “do t’i intensifikojmë marrëdhëniet edhe më tej në të gjitha fushat”.

Ndryshe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.