“Ka sa po shkojnë drutë…”?!

news
Advertisement

Paralajmërimi se ky dimër do të jetë i vështirë sa i përket furnizimi me energji elektrike ka bërë që qytetarët të shikojnë mundësitë që të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, në këtë rast me lëndë djegëse. Por edhe çmimi i druve tashmë nuk është i njëjti. Madje krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar. Në qytetin e Mitrovicës çmimi i druve për metër kub nga 30 euro sa ka qenë një vit më parë, është rritur në 60 euro.

Advertisement

Zejnullah Manxholli, qytetar nga Mitrovica, i cili kishte dalë në treg për të blerë dru, tha se çmimi prej 60 eurosh për metër kub, është jashtëzakonisht i lartë dhe i papërballueshëm për të.
Zejnullah Manxholli, qytetar nga Mitrovica thote: “Dola në treg sepse jam i interesuar për dru, por m’u dukën shumë shtrenjtë 60 euro dhe po më duken shtrenjtë për gjendjen çfarë është momentalisht në Kosovë. S’kam mundësi, shumë shtrenjtë, me këto rroga dhe pensione… Duhet me bë një zgjidhje diqysh, nuk kam qare pa i ble për shkak të fëmijëve…Drutë janë shtrenjtë momentalisht, meqenëse të gjitha artikujt janë ngritur, por drutë për së tepërmi mua po më duket”.

Edhe Sabit Hasani, një mitrovicas tjetër i cili akoma nuk e ka zgjidhur çështjen e ngrohjes për këtë dimër, tha se çmimi i druve është shumë i lartë. Sipas tij, ata të cilët janë në marrëdhënie pune disi e zgjidhin problemin, por të tjerët që jetojnë me ndihma sociale dhe pensione, duke përfshirë edhe ato invalidore, e kanë shumë të vështirë, andaj apeloi tek institucionet që ta ndihmojnë këtë kategori të qytetarëve.

“Jo valla, akoma nuk kemi blerë dru…shtrenjtë po shkojnë 60 euro metra, kush punon prapë diçka bënë, por për ata që janë me social, shtrenjtë… Vitin e kaluar ka qenë çmimi i druve 30 euro, tash 60 u bë… E kisha lutë Bedri Hamzën me iu ndihmu këtyre që janë me ndihma sociale, pensione invalidore, me ju ndihmu komuna”, theksoi Hasani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.