Para se ta godiste Berishën personi kishte dalur nga Xhamia (Video)

news
Advertisement

Gert Shehu është personi i cili një ditë më parë goditi me grusht Sali Berishën, i cili po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Advertisement

MCN ka siguruar ditën e sotme pamje nga lëvizjet e Shehut pak para se ai ti bashkohej protestës së opozitës ku dhe godet Berishën.

Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve. 31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.

Sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala, Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçarit i është komunikuar arrestimi në spitalin e Traumës ku ai është duke marrë mjekimin. Ai nuk ka dhënë deklarime të plota, por ka thënë se do të flasë në një moment të dytë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.