Pedofili nga Tetova ngacmon dhe shantazhon 12-vjeçaren nga Kosova

news

I ka kërkuar foto nudo dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese.

Advertisement

Në këtë formë një pedofil nga Tetova ka shantazhuar një vajzë 12-vjeçare nga Kosova, që të përfitonte fotografi të trupit të së miturës. Mesazhet në rrjetin social “Tik-Tok” dëshmojnë pjesë nga ky komunikim, ku personi në fjalë kërkon fotografi, ia kërkon llogarinë në aplikaiocnin Snapchat, ose në të kundërtën do të vazhdojë të hedh foto dhe video në rrjetet e tjera sociale me profil fallco, por në emër të vajzës së mitur.

Dhe kështu ka bërë. Ja një video e vjedhur nga profili i vajzës dhe e postuar me fjalë të pista, të cilat po u mbulojmë për shkaqe etike. TV21 e di edhe identitetin e pedofilit, por nuk po e publikojmë për shkak të prezumimit të pafajësisë./tv21.tv/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.