Pendarovski nuk e përkrah kërkesën e VMRO-së për referendum

news
Advertisement

VMRO-DPMNE: PENDAROVSKIN E KA KAPUR SINDROMI I RETERIMIT NGA QËNDRIMET E VETA

Advertisement

Presidenti I shtetit, Stevo Pendarovski mohon pretendimet e kreut të opozitës maqedonase Hrisijan Mickovskit se presidenti është në të njejtën linjë me atë dhe se e përkrah referendumin për kornizën negociuese. Për kreun e shtetit këto pretendime të Mickoskit janë vetëm manipulime për mobilizim politik. Në një intervistë për tv Kanal 5, Pendarovski thotë se nuk e ka të qartë kërkesën e VMRO-DPMNE për referdum.

“Unë nuk e kam të qartë kërkesën për referendum. Bëhet fjalë për një manipulim që Mickoski e bën…Mendoni se njeriu që mori pjesë në Marrëveshjen e Prespës ishte pjesë e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, besoni se mund të del pro referendumit tani? Mickoski ka nevojë për mobilizim politik dhe Pendarovski thotë se mendon të njëjtën gjë. Mendoj se është e drejtë që VMRO-DPMNE dhe E Majta të përcaktohen për atë që janë parti anti evropiane dhe të thonë se ne me kësi lloj kushte ne si bullgarë apo si e kuptojnë ato nuk duam të hyjmë në BE”,deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski.

E ndaj qëndrimit të kreut të shtetit reaguan nga VMRO -DPMNE.

Stevo Pendarovski, siç e patë dhe e dëgjuat vetë, për vetëm pak ditë arriti të gënjejë mbarë popullin, para së gjithash për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe të opinionit, ai deklaroi se duhet të ketë referendum në atë drejtim siç ka propozuar se VMRO-DPMNE dhe Mickoski që pastasj politikisht thënë Qeveria të përkulë dorën dhe t’i thotë se nuk ka nevojë për referendum dhe se e gjitha ishte manipulim. Me këtë, Stevo Pendarovski përsëri i ka përcjellë qëndrimet e Qeverisë, duke përsëritur atë që ka thënë vetëm disa ditë më parë deklaroi deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Iniciativën për organizim të referndumit rreth propozimit francez tash e disa ditë po e paraljamëron VMRO DPMNE, por përpos të Majtës të gjitha partitë tjera janë shprehur kundër referndumit në fjalë./KlanMacedonia/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *