Përdorim masiv i duhanit në objektet e mbyllura në Maqedoni

news
Advertisement

Gjatë sezonit veror duhanpirësit në pjesën më të madhe frekuentonin ambientet të hapura të lokaleve. Tani kur temperaturat kanë filluar të zbresin dhe qytetarët frekuentojnë ambientet e mbyllura për të konsumuar kafe apo diçka tjetër, askush nuk i ndalon duhanpirësit që kafen ta shoqërojnë me cigare. Dukuria është masive edhe pse me Ligj janë përcaktuar qartë vendet ku në lokalet mund të përdoret duhani

Advertisement

Pothuajse në të gjithë objektet të mbyllura në Dibër konsumohet duhani. Lokalet gjithmonë kanë duhanpirës edhe pse disa klientë ankohen nga tymi i madh që mbizotëron nëpër kafenetë nga pirja e duhanit. Ligji është i saktë dhe si i tillë thotë se në ambientet e mbyllura është i ndalur përdorimi i duhanit. Nga ana tjetër inspektorët në këtë sferë thonë se ka patur raste kur kanë dënuar dhe shtojnë se nuk mund të kontrollojnë objektet 24 orë. Gjatë sezonit veror duhanpirësit në pjesën më të madhe frekuentonin ambientet të hapura të lokaleve. Tani kur temperaturat kanë filluar të zbresin dhe qytetarët frekuentojnë ambientet e mbyllura për të konsumuar kafe apo diçka tjetër, askush nuk i ndalon duhanpirësit që kafen ta shoqërojnë me cigare. Dukuria është masive edhe pse me Ligj janë përcaktuar qartë vendet ku në lokalet mund të përdoret duhani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.