Përfundojnë hetimet e MPB-së, kanë kontrolluar 48 shkolla në Shkup dhe Kumanovë

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se alarmet për bomba në shkolla në Shkup dhe Kumanovë janë të rreme dhe se kanë përfunduar hetimet.

Advertisement

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë kontrollimet në lidhje me denoncimet për bomba në shkollat e Shkupit dhe Kumanovës dhe pas marrjes së aktiviteteve, është vërtetuar se bëhet fjalë për paralajmërime të reme”, thonë nga MPB.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet me ekipe anti-terror.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.