Përgatitet çmim i ri i energjisë elektrike në RMV, në fuqi nga 1 janari

news
Advertisement

Tenderët për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike të MEPSO-s dhe EMV-së, do të përfundojnë për dhjetë ditë. Nëse ofertat janë të larta, atëherë qeveria duhet të japë një çmim shumë më të ulët, të ngjashëm me atë aktual. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, shton se një nga kriteret kryesore për atë në cilin drejtim do të lëvizë çmimi i energjisë elektrike për amvisëri, është se çfarë oferte do të japë EMV-ja në tenderin e EVN Home.

Advertisement

Rregullatori siguron se elektranat shtetërore plotësojnë 100 për qind të nevojave të amvisërive, dhe gjithçka që importohet është e destinuar për tregun e lirë, dhe nuk do të ndikojë në çmimin nga 1 janari.

Nëse MEPSO dhe Elektrodistribucioni, humbjet e tyre të energjisë elektrike i prokuronin në tregun e lirë të energjisë elektrike, siç është bërë që nga 1 janari 2012, atëherë kostot totale të dy kompanive, në nivel vjetor do të ishin më të larta për rreth 300 milionë euro. Që kjo të mos bjerë në barrë të shtetit, EMV me urdhër të qeverisë merr përsipër t’i sigurojë këto sasi, me çmime shumë më të ulëta se çmimet e tregut”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Deri në Vitin e Ri, çmimi me të cilin shteti ia shet rrymën EVN-së për qytetarët, është 48 euro për megavat orë. Sot në bursa rryma shitet gati 10 herë më lartë, pra mbi 400 euro. Për kompanitë, institucionet dhe komunat që kanë kaluar nga një treg i lirë në treg të rregulluar, do të ketë kontrolle të posaçme, për të parë nëse i kanë transferuar matësat, për të mos abuzuar me energjinë elektrike për amvisëritë. Në fazën përfundimtare janë edhe bllok-tarifat për kompanitë. /Alsat/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.