Përkujtohet atdhetari Shefit Iljazi nga Struga

news
Advertisement

Në nji vjetorin e vdekjes së atdhetarit të madh Shefit Iljazi, në Strugë është përkujtuar vepra e tij. Shumë qytetarë kanë nderuar “Hasan Prishtinën” e Strugës, duke bërë homaxhe te varri i tij. Të pranishëm kanë qenë bashkëveprimtar të Shefit Iljazit, ish të burgosur politik, familjarë dhe qytetarë të shumtë të Strugës dhe vendbanime të tjera.

Advertisement

“E dashura familje Iljazi, të respektuar ish-të burgosur politik, bashkëvuajtes, bashkëveprimtar dhe ju miq e dashamir, më lejoni t‘ju faleminderoj për prezencen tuaj, për të nderuar figurën simbol të flamurit tonë, të pathyeshmin SHEFIT ILJAZI.
– Struga jonë, gjatë gjithë historisë kombëtare i ka paraprir proçeseve kombëtare.
-Por pas luftës së dytë botrore, organizimi ilegal i daj Shefitit me shokë, nën organizatën “Bashkimi i trojeve shqiptare” shënon fillimin e një uragani të çështjes shqiptare dhe paralajmëroi demonstratat e vitit 1968, që me sakrific e vetflijim mbushen burgjet e ish-Jugosllavisë famkeqe.
-Gjithçka që të them un dhe ju është e pakt për këtë njeri që jetoji një jetë shqiptarisht” ka thënë ish-luftëtari i UÇK-së dhe veprimtari Izmit Nura, para të pranishmive. Ai në vazhdim ka ftuar të pranishmit për një minutë heshtje.
Shefit Iljazi paraqet një nga figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare nga Struga. Ai një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.