Plagosja me armë e personazhit të njohur të TikTok, identifikohen 3 autorët e ngjarjes! ja kush janë..

News

Identifikohen tre autorët e plagosjes me armë zjarri në Durrës, vijon kërkimi i tyre

Policia e Durrësit ka identifikuar tre shtetas të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të personazhit të njohur të TikTok, Fabion Kuçi, ngjarje që ndodhi në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, më 15 dhjetor 2025 rreth orës 23:45.

Sipas njoftimeve zyrtare, tre të rinjtë e shpallur në kërkim janë:

A. N., 38 vjeç, banues në Durrës

F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë

B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës

Nga hetimet rezulton se autorët janë afruar me dy automjete te lokali ku ndodhej Fabion Kuçi dhe kanë qëlluar drejt tij me armë zjarri, duke shkaktuar dëmtime të lehta për të.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedim penal për L. B., 31 vjeç, pronar i njërit prej automjeteve të përdorura nga autorët. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak, të cilët u morën si provë materiale.

Strukturat e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *