Policia ia merr lejen mërgimtares, ja pse

news
Advertisement

Një mërgimtares në Gjilan i është marrë patentë-shoferi nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi që ajo është evidentuar duke lëvizur 145 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50km/h, shkruan lajmi.net.

Advertisement

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.
Ajo gjithashtu është dënuar edhe me 300 euro gjobë.

Njoftimi i plotë:
Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

Gjilan, 19 gusht 2022
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Lajmi.net/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.