Policia e kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka njoftur se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi.
I njëjti është thënë se po kërkohet për vjedhje.
Postimi:
Kërkesë për bashkëpunim
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.